Mediat serbe: Shqipëria po frikësohet nga shqiptarët e Kosovës

Data 8 tetor e ndeshjes hisotrike, Shqipëri – Serbi po afrohet. Mediat serbe shkruajnë sot se Federata Shqiptare e Futbollit dhe autoritetet e sigurisë, po punojnë ngushtë që të parandalojnë ndonjë sulm terrorist.

Sipas gazetës Sport në Serbi, këto dy autoritete frikën më të madhe e kanë nga shqiptarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë. “Autoritetet shqiptare kanë filluar të punojnë ngushtë dhe të bashkëpunojmë me shërbimet e sigurisë, në mënyrë që të parandalojnë plotësisht çdo skenë të pakëndshme. Dhe nga kush ata ndihen të rrezikuar? Nga Kosova dhe shqiptarët e Maqedonisë”, shkruan ‘supersport.rs’, përcjell GazetaOlle.com.

Sipas këtij portali, shqiptarët janë të vetëdijshëm se çdo incident mund të rezultojë me humbjen e pikëve. /Olle/

shkit