Mediat serbe e quajnë skandal urimin e Federatës Ruse të Futbollit për Agim Ademin

Federata Ruse e Futbollit përmes një letre ka uruar kryetarin e sapozgjedhur të FFK-së, Agim Ademi për postin e ri.

Në letrën e nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm i Federatës ruse, Aleksandr Alaev thuhet se “shpresojmë që së shpejti do të takohemi gjatë ngjarjeve të ndryshme futbollistike”.

Ndër të tjera shkruhet se “i gëzohemi bashkëpunimit të federatave tona dhe ju dëshirojmë juve dhe federatës tuaj prosperitet dhe shumë suksese. Gjithmonë mund të llogarisni në përkrahjen tonë për të gjitha çështjet e futbollit”.

Kjo nuk u ka pëlqyer aspak fqinjëve tanë verior.

Në mediat e Beogradit kjo po quhet si skandal dhe po shihet si tradhti nga “nëna Rusi”, raporton IndeksOnline.

agim