Mediat nga Shqipëria pas postit që FFK ia dha Lokajt: U shpërblye një person që nxiti urrejtje ndaj shqiptarëve

Tashmë është konfirmuar lajmi se Andin Lokaj do të jetë spiker zyrtar në stadium për ndeshjen mes Kosovës dhe Gjibraltarit.

“Dardanët” zhvillojnë miqësoren kundër Kombëtares së largët sot me fillim nga ora 18:00, derisa për ta kallë atmosferën në tribuna do të përkujdeset komentatori i njohur sportiv, Andin Lokaj.

E kjo nuk u prit mirë nga shtypi në Shqipëri, me “Panorama Sport” që kritikoi Federatën e Futbollit të Kosovës.

Ajo ka shkruar se FFK punësoi një “njeri që ka nxitur urrejtje”.

Kjo pasi që Lokaj gjatë muajit të kaluar kishte deklaruar në mënyrë totalisht të papranueshme se nuk e do Kombëtaren Shqiptare.