Mediat në Shqipëri: Kosovari Genc Nuza e dëmtoi Kombëtaren për një penallti

Shqipëria barazoi dje me Jordaninë duke luajtur baras 0:0 në Elbasan.

Kuqezinjtë dominuan tërësisht takimin, por nuk shënuan në asnjë rast.

Gjyqtar kryesor i ndeshjes ishte Genc Nuza, e i cili u kritikua jo pak nga mediat e atjeshme pas sfidës, përcjellë Gazeta Olle.

Kjo pasi që gjyqtari kosovar nuk akordoi penallti në pjesën e parë, ku Eros Grezda u pengua në zonë.

Supersport dhe Panorama kanë kritikuar jo pak Nuzën, duke vlerësuar se ai i dëmtoi. /Gazeta Olle/