Mediat kroate: Kosova dhe Shqipëria në “luftë” për Ardian Ismailin

Edhe mediat kroate shkruajnë për “luftën” e Kombëtares shqiptare dhe asaj të Kosovës për mbrojtësin e Hajdukut të Splitit, Ardian Ismajli.

Lojtari së fundi është joshur nga Cristian Panucci që t’i bashkohet Kombëtares A të Shqipërisë.

Ismaili është kapiten i Kosovës U-21, ndërsa është grumbulluar në disa ndeshje edhe me Kombëtaren A të Kosovës, po pa luajtur ndonjë minutë.

“Slobodna Dalmacija”, shkruan se si dy Kombëtaret, ajo e Kosovës dhe Shqipërisë, po kërkojnë që Ismaili ta vesh fanellën e tyre, raporton “GazetaOlle.com”.

 ismajli