Mediat gjermane i kushtojnë vëmendje Odise Roshit

Dy fitore në vitin e ri. 2:1 kundër Nurnbergut dhe 1:0 ndaj Leipzigut. Në fitoren e fundit, fjalën kryesore e pati Odise Roshi.

Shqiptari ndihet mirë në Frankfurt dhe pas golit të shënuar dëshiron të vazhdojë kontratën.

Pas disa lëndimeve që e përcollën, ai është rikthyer fuqishëm tek FSV Frankfurti, shkruan ‘Bild’.

Roshi është i lumtur me rezultatet. “Unë do të vazhdojë të jap më të mirën time dhe të tentojë të shënojë sa më shumë gola. Pastaj, ne do të shohim çfarë do të ndodhë”.

Lojtari i Kombëtares shqiptare, është lavdëruar edhe nga trajneri i tij, Stoever. “Odises i duhet edhe më shumë përgatitje fizike. Shpresoj se ai do të jetë qind për qind i gatshëm për ndeshje”, tha ai.

Të dielën Frankfurt luan me Kaiserslauternin. (Gazeta Olle)