Mediat britanike: Klopp kërkon Adnan Januzajn

Liverpooli po mendon për përforcime për sezonin e ardhshëm.

Në orët e fundit po qarkullojnë lajme se trajneri Jurgen Klopp e ka zgjedhur Adnan Januzajn për ta përforcuar sulmin e tij, ndërkohë ende nuk dihet  nëse kosovari tjetër Xherdan Shaqiri, a do vazhdoj apo mund të largohet nga “Anfield” gjatë kësaj vere.

Liverpooli u shpall kampion i Evropës në sezonin e fundit. Por, kjo nuk nënkupton se “Reds” nuk do të bëjnë lëvizje në ekip gjatë kësaj vere. Sipas medieve britanike, klubi nga “Anfield” ia ka vënë syrin mesfushorit kosovar, Adnan Januzaj, i cili e ka rikthyer formën së fundmi duke luajtur për Real Sociedadin.

Sipas portalit “rushthekop.com”, trajneri Jurgen Klopp dëshiron ta përforcojë fazën ofensive dhe e sheh përfaqësuesin belg si lojtarin ideal për përforcuar sulmin e krahut. Ndërkoh Shaqiri përmomentin është i lënduar,  trajneri gjerman Kllop ditë më parë ka thënë se ai mundet të mos jetë gati për fillimin e edicionit të ri.

Futbollisti 24 vjeçar nga Istogu, ka luajtur edhe në të kaluarën në Premierligë, në Manchester United dhe Sunderland, ndërsa një kohë ishte huazuar edhe në Borussia Dortmund.

Fotografia e Fatmir Beka