Mediat angleze e bëjnë ‘horë’ Arnold Gjergjajn (FOTO)

Boksieri shqiptar Arnold Gjergjaj nuk e ka fituar titullin e botës, duke u mundur nga David Haye në meçin e zhvilluar në Londër, raporton Gazetaolle.com.

Sfida në fjalë u zhvillua në ‘O2 Arena’, ndërkohë që boksier shqiptar nuk i bëri ballë  kundërshtarit.

“David Haye e shkatërron Arnold Gjergjajn në dy runde në O2 Arena”, shkruan Daily Mail.

“David Haye e mund Arnold Gjergjajn në dy runde. E dërgon në dysheme tre herë”, raporton BBC.

“David Haye mposht Arnold Gjergjajn ne nokaut në rundin e dytë”,  njofton Sky Sport.

3 1 2