Meda emërohet president i klubit të sapoformuar

Këngëtari i mirënjohur, Mehedin Pergjegjaj (Meda) i është kthyer futbollit.

Ai është emëruar president i klubit të sapoformuar, Hajvalia 2020.

Lajmin e ka bërë publik vetë klubi i ri në faqen zyrtare në Facebook.

“F.C Hajvalia 2020 ka nderin dhe kënaqësinë që të prezantoj para jush një figurë të shquar në Kosovë. Një prej artistëve më të mëdhenjë kosovar, një tifoz i madh i futbollit, sot, zyrtarisht, është zgjedhur president i klubit tonë. Zonja dhe zotërinjë, Mehdin Pergjeçaj – MEDA!”, thuhet në njoftim, raporton Gazeta Olle.

Meda më parë ishte president i Hajvalisë, e cila u shua para tri vitesh.

Ai iu është drejtuar futbolldashësve me një video mesazh.

 

EKSKLUZIVE: 💥😍Të dashur qytetarë të Hajvalisë,Të nderuar sportistë,“F.C Hajvalia 2020” ka nderin dhe kënaqësinë që…

Gepostet von FC Hajvalia 2020 am Donnerstag, 14. Mai 2020