Me veturat e shtetit, zyrtarët serb shikojnë ndeshje e Partizanit dhe Zvezdës

Veturat zyrtare të Republikës së Kosovës, përkatësisht të Komunës së Graqanicës, shpeshherë shfrytëzohen nga serbë të kësaj Komune për të shkuar në Beograd.

Mirëpo, qëllimi i udhëtimit të tyre me vetura të Kosovës është skandaloz, shkruan RTK.

Ata janë tifozë te Crvena Zvezdës dhe Partizanit të Beogradit, të cilat skuadra shkojnë për t’i shikuar në Beograd.

Qytetarët serb nuk njihen si taksa pagues të mirë të Kosovës, dhe taksat paguhen kryesisht nga shqiptarët, që me parat e tyre po udhëtojë për luks.