Më tri pikë nga vendi i gjashtë mund të bëhesh lider

Superliga e Kosovës po tregohet shumë e ngushtë dhe e fortë këtë fillim sezoni.

Llapi është lider me 14 pikë,por diferenca e pikëve me vendin e gjashtë është vetëm tri pikë.

Pas Llapit janë Trepça ’89 dhe Prishtina me nga 12 pikë, ndërsa në vendin e katërt dhe të pestë janë Drita, Gjilani dhe Vëllaznimi me nga 11 pikë, shkruan GazetaOlle.com.

drita

Renditja në javën e 7-të e ka bërë edhe ndarjen e skuadrave të titullit dhe atyre për mbijetesë.

Drenica, Besa, Flamurtari dhe Vllaznia, duket se do të luftojnë fuqishëm për mbjetje në elitë. /Gazeta Olle/

l