Më në fund, Mirel Josa e bën dallimin në mes Kosovës dhe Shqipërisë

Prishtina në këtë edicion e ka emëruar në krye të shtabit teknik, trajnerin e mirënjohur nga Shqipëria, Mirel Josën, raporton GazetaOlle.com.
Josa erdhi në Kosovë me katër tituj të fituar në Shqipëri me Skënderbeun e Korçës.

ffk reklama
Trajneri nga Tirana, sonte ka qenë i ftuar në Radio Televizionin e Kosovës ku më në fund e ka bërë dallimin në mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Shqipëria është shumë kohë më parë në UEFA e FIFA se sa Kosova, prandaj futbolli atje dallon me këtu, pot revolucioni që po bënë futbolli i Kosovës për një kohë të shkurtër është më përpara se sa në Shqipëri”, ka deklaruar Mirel Josa për RTK.
Prishtina e tij ndodhet e dyta me 25 pikë të grumbulluara, një më pak se Llapi. /Gazeta Olle/

mirel josa

mirel josa

mirel josa