Me mund të madh, Bayern Munchen kualifikohet në rrethin tjetër të DFB Cup

Bayern Munchen është kualifikuar në rrethin tjetër të DFB Cup pas fitores ndaj Leipzigut.

Skuadra e Jupp Heynckes e ka mposhtur Leipzigun vetëm pas ekzekutimit të penalltive, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

Koha e rregullt prej 90 minutash përfundoi me rezultat të barabartë prej 1:1.

Të parët në epërsi kaluan vendasit përmes Emil Forsberg në minutën e 68-të.

Megjithatë, bavarezët barazuan pas pesë minutash përmes Thiago Alcantaras.

DM_QAwlW4AAeUaj

Duhet të përmendim që pas 54 minutash lojë, Naby Keita u ndëshkua me karton të kuq duke lënë Leipzigun me një lojtar më pak në fushë.

Me rezultatin, 1:1, përfundoi koha e rregullt, me ç’rast u deshtën vazhdimet.

As në dy pjesët e vazhdimeve nuk pati ndonjë gol, andaj u nevojitën penalltitë.

Në penallti më të saktë u treguan bavarezët që fituan me rezultat, 5:4.

Kështu Bayern Munchen tani kualifikohet në rrethin tjetër të DFB Cup.

Për t’i shikuar golat e ndeshjes, klikoni KËTU. /Gazeta Olle/

DM_sz3LW0AEqPFj