Më i miri i Series A javën e kaluar, tani i dyti

Ani pse shkëlqeu javën e kaluar në ndeshjen Udinese-Lazio duke u shpallur më pas edhe si portieri më i mirë i javës në Serie A, Etrit Berisha me gjasë do të mbetet në bankinë të dielën.

Portieri tjetër i Lazios, Federico Marchetti, është rikthyer për tu stërvitur me skuadrën dhe sipas medieve italiane, do të jetë ai që do ta mbrojë portën e Lazios ndaj Palermos.

Lazio-Palermo luhet të dielën me fillim prej orës 15:00.