‘Me Feronikelin do të kemi fytyrë tjetër’

 Istogu e nisi keq vitin, duke pësuar humbje 5-1 nga Prishtina, në kuadër të DigitAlb Kupës së Kosovës.

Të shtunën ata në fushën e vet do tëp resin kampionin vjeshtor, Feronikeli, me të cilët përballen në takimin hapës të stinorit pranveror të Superligës.

‘Ishte një ditë e keqe ajo me Prishtinën, mirëpo ne nuk kemi pasur ambicie aspak për Kupë. Jemi mobilizuar shumë për kampionat, në mënyrë që të arrijmë mbijetesën. Kemi punuar shumë dhe në ndeshjen me Feronikelin, do të jetë një fytyrë tjetër e Istogut’, tha Duraku.

Ai beson shumë se skuadra e tij do të mbetet në Superligë, pavarësisht se pranverën e nisin nga pozita e fundit.

Istogu – Feronikeli nis të shtunën nga ora 13-30. /Olle