“Me 89-shin për fitore”

Berat Hyseni nuk është në formën e tij pasi nuk ka arritur të gjejë end golin në kampionati me Hajvalinë.

Ai për ndeshjen me 89-shin pret fitore të skuadrës së tij.

“Ndeshja me Trepçën ’89 do të jetë mjaftë e vështirë. Skuadra jonë është në formë të mirë dhe besoj që do të arrijmë fitore. 89-shi janë në krizë të rezultateve dhe nga kreu tanimë janë në pozitën e pestë dhe presioni është mbi ta, pasi që kanë shpallur hapur ambiciet për titull”, ka thënë Hyseni për Telegrafin.

“Te Hajvalia kam gjetur një grup mjaft të mirë të lojtarëve dhe një shtab teknik të shkëlqyer. Jam këqyr shumë vonë, pas fillimit të kampionatit dhe forma ime fizike asnjëherë nuk e ka arritur kulmin. Besoj që ky sezon do të shkoj kështu, ndërsa në të ardhmin do të shihni një tjetër Berat”, nënvizoi ai.