Me “1001 probleme” Skënderbeu po vazhdon t’i shkel kundërshtarët në Shqipëri

Anise nuk do të jetë pjesë e Evropës për 10 vite, Skënderbeu po vazhdon shkëlqimin në Shqipëri.

Tashmë në takimin e xhiros së dytë, skuadra korçare ka fituar me përmbysje ndaj Laçit, shkruan Gazeta Olle.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ishte në disavantazh në pjesën e parë, 0-1 ndaj Laçit.

Por në pjesën e dytë arriti të rikthej gjithçka në favor të tyre duke fituar 2-1, me golat e Bregut dhe John.

Ishte kjo fitorja e dytë në dy takime për Skënderbeun, dhe panvarsisht problemeve dhe shumë largimeve të lojtarëve nga skuadra, po vazhdon të dominon futbollin shqiptar.

Në dy takimet e tjera të luajtura sot, Partizani fitoi në udhëtim te Luftëtari, 1-0.

Kurse Bylys e Vllaznia luajtën baras 0-0./GazetaOlle