McGregor ka vendosur të pensionohet?

Pas humbjes nga Khabib Nurmagomedov, Conor McGregor po e mendon pensionimin.

Sipas kompanive të bastoreve, boksieri irlandez është pranë pensionimit, pas përballjes së vështirë që e kishte ndaj rusit.

Georgia Wilson nga “SportNation.Bet”, ka thënë se ai e ka një test të vështirë me veten, e që mund të rezultojë me pensionim.

“Si zakonisht McGregor ka mbajtur fjalimin në prag të kësaj lufte”, ka thënë Wilson, përcjell “lajmi.net”.

“Por tregu sugjeron, kjo duket se do të jetë prova e tij më e vështirë deri më sot dhe si e tillë ne kemi ulur shanset që është periudha për t’i dhënë fund karrierës së tij UFC”, ka përfunduar menaxherja e kompanisë së basteve