Mbyllet Skënderbeu-Flamurtari, Osmani tmerrohet nga vëllau i tij

Menjëherë pas golit të shënuar nga Muzaka, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në stadiumin Skënderbeu.

Është vëllai i lojtarit të Skënderbeut, Tefik Osmanit, që ka rënë nga tribuna kryesore e stadiumit, gjatë festimit të golit.

Momente paniku këto, ku i vëllai është dërguar menjëherë me ambulancë në spital.

Edhe Osmani u zëvendësua menjëherë nga tekniku Daja, dhe gjithashtu edhe ai u largua menjëherë për në spital.

Ndryshe, Skënderbeu mposhti Flamurtarin 1:0.

osmanii

osmani1-665x400