Mbyllet pjesa e parë në “Fadil Vokrri”, Kosova me gjitha forcat në sulm por kanë para dy ‘autobus’ kundërshtar

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes, Kosova – Gjibraltari.

Në këtë pjesë lojë rezultati qëndron ai i fillimit, 0-0, shkruan Gazeta Olle.

Kosova ishte dukshëm skuadër më e mirë duke rrezikuar në disa raste karshi skuadër mysafire që rrezikoi vetëm një herë portën tonë.

Gjithsesi, duhet të përmendim lojën ultra-defanzive të Gjibraltarit ku nuk po lejohen hapësira në mbrojtjen e tyre.