Mbyllet pa ndonjë vendim takimi i drejtuesve të sportit dhe FFK-së me ministrin Vitia

Ka përfunduar takimi me ministrinë e Shëndetësisë, Arben Vitia, në të cilin morën pjesë drejtuesit e sportit dhe ata të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Gjatë takimit u bisedua për rikthimin e aktiviteteve sportive, me theks të veçantë atyre të futbollit.

Gazeta Olle mëson se drejtuesit e FFK-së, presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, e njoftuan ministrin me detajet e kërkesës së tyre dhe nevojën që ka futbolli për t’iu kthyer garave.

Ministri Vitia premtoi se bashkarisht me Institutin Shëndetësor Publik të Kosovës do të marrin sa më shpejtë një vendim.

Po ashtu, në ditët e ardhshme u vendos të mbahet edhe një takim tjetër.

Në takim ishin edhe ministrja për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, presienti i KOK-ut, Besim Hasani dhe drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Ibër Alaj.