Mbyllet ndeshja e fundit e xhiros së dytë në “Riza Lushta”

Ka përfunduar ndeshje e mbetur e xhiros së dytë në Ligën e Parë.

Në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, Trepça dhe Ulpiana luajtën baras, shkruan Gazeta Olle.

0-0, ishte rezultat final i këtij takimi.

Trepça me këtë barazim merr pikën e parë në edicionin e ri.

Gjithashtu edhe për Ulpianën ishte kjo pika e parë këtë edicion pas humbjes në xhiron e parë.