Mbyllet me barazim pa gola pjesa e parë e finales në “Olimpico”

Në Romë sonte po zhvillohet finalja e Kupës së Italisë në mes Atalantas dhe Lazios.  Pas 45  minutave të parë rezultati është i ekuilibruar 0 me 0.

Një pjesë e parë shumë dinamike me disa raste shënimi por që asnjëra nga skuadrat nuk arritën të gjejnë rrugën e golit. Trajneri Simone Inzaghi bëri një zëvëndësim shumë interesant duke e inkuadruar në ndeshje Stefan Radun në vend të Michel Bastos i cili doli shumë i zhgënjyer nga fusha.