Mbyllet gara, kjo është pozita e Zhavelit në Kampionatin Botëror të Notit

Lum Zhaveli e ka mbyllur garën e së premtes në disiplinën 50 metra krol në pozitën e 95-të nga 118 pjesëmarrës, në Kampionatin Botëror të Notit, i cili po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Notari kosovar e mbylli garën për kohën 00.24.92 dhe nuk pati rezultat gjithaq të kënaqshëm.

Ndërkaq, të shtunën do të garojnë notaret tjera që po e përfaqësojnë Kosovën në këtë eveniment, Melisa Zhdrella në 50 metra bretkosë dhe Flaka Pruthi në 50 metra krol.