Mbyllet derbi i madh turk, Fenerhace – Galatasaray: Nuk mungojnë golat dhe kartonët e kuq

Fenerbahce ka humbur derbin e madh ndaj Galatasaray me rezultat 3:1.

Në fakt, ishte Fenerbahce që me anë të Kruse shënoi i pari nga penalltia, shkruan Gazeta Olle.

Kjo penallti ishte fituar nga sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Ndërsa, pesë minuta para fundit të pjesës së parë Donk barazoi rezultatin në 1-1.

40' Fenerbahçe 1-1 Galatasaray Gol: Donk

40' Fenerbahçe 1-1 GalatasarayGol: Donk

Gepostet von Süper Lig am Sonntag, 23. Februar 2020

Gjatë pjesës së dytë u pa një gol dhe dy karton të kuq.

Yanal i vendasve të Fenerit mori direkt karton të kuq në minutën e 67-të, ndërsa krejt në fund edhe Belhanda i Galatasaray mori karton të kuq pas dy të verdhëve.

Golin e parë të epërsisë e shënoi sulmuesi kolumbian Falcao.

Henry Onyekuru, ishe shënuesi i golit të tretë krejt në fund të ndeshjes.

Me fitore, Galatasaray mbetet në hap me liderin Trabzospor me nga 45 pikë.

E Fenerbahce tashmë gjendet në pozitën e gjashtë me 38 pikë./Gazeta Olle