Mbyllet Demir Insaat – Sigal Prishtina, rezultat befauses

Sigal Prishtina pas tri fitoreve ka pësuar humbje në xhiron e katërt të FIBA Europe Cup.

Bardhekaltërit nuk kanë arritur të vazhdojnë serinë e fitore edhe kundër skuadrës turke Demir Insaat Bukukcesmece.

Kjo e fundit triumfoi me rezultat 86-59.

Ekipi turk gjatë gjithë ndeshjes nuk lejoi që të bije në dyshim fitorja e tyre pasi që treguan lojë më cilësore.

Andrew Lawrence ishte basketbollisti më efikas te ekipi prishtinas me 18 pikë.

Ndërkohë, te vendasit ishte Evaldas Kairis me 16 sosh.

Pas kësaj, Sigal Prishtina mbetet lider i grupit me shtatë pikë ndërsa Demir Insaat ka zë pozitën e tretë me pesë pikë, po aq sa ka Belfius Mons-Hainaut.