Mbyllet ceremonia e pritjes së Kombëtares (FOTO)

Ka përfunduar ceremonia e pritjes së futbollistëve shqiptarë në sheshin “Nëna Terezë”.

Lorik Cana, Gianni De Biasi dhe Etrit Berisha kanë folur para shikuesve duke premtuar edhe për shumë momente të tilla në të ardhmen.

Pas pritjes madhështore nga mijëra tifozë dhe fjalimeve të protagonistëve, futbollistët janë shpërndarë drejt destinacioneve të tyre.

Kuqezinjtë janë nisur drejt sheshit kryesor të kryeqytetit shqiptar, aty ku do të priten nga mijëra tifozë.

Pas pritjes madhështore nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, heronjtë shqiptarë janë nisur për në sheshin “Nënë Tereza” të Tiranës.

Aty janë pritur nga mijëra tifozë kuqezinj.

loja 1loja 2

hero 1

futi 1futi 2

Gianni de Biasi ka falënderuar veçanërisht tifozët për mbështetjen.

“Jemi shumë të lumtur që jemi pranë jush. Kjo skuadër ka treguar forcë të madhe dhe e ka përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në Evropian”.

“Tifozët luftuan për ne dhe bashkë me ne. Unë jam i bindur që ata i fituan tri ndeshjet. Kemi marrë shumë forcë prej tyre”, shtoi ai.

“Shqiptaria për mua është një nder i madh dhe himnin e Shqipërisë pothuajse e di më mirë se atë italian”, theksoi De Biasi.

Pas fjalimit të rastit, trajneri ka marrë edhe një dhuratë.

Bëhet fjalë për një libër biografik të trajnerit, e cila e befasoi shumë italianin e kombëtares shqiptare.

bbb

Në ceremoninë me kryeministrin Edi Rama, ka folur edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka.

“Sot është një ditë shumë e bukur, e kthimit nga një aktivitet që gjithmonë e kemi ëndërruar”, deklaroi Duka.

“Falënderoj Edi Ramën për mbështetjen e jashtëzakonshme për ekipin kombëtar. Meriton falënderim edhe dirigjenti i ekipit kombëtar, Gianni De Biasi, i cili me stafin e tij bën gjithçka për Kombëtaren. Falënderoj djemtë, të cilët na dhuruan tri ndeshje të jashtëzakonshme, na dhuruan një fitore me të cilën duhej ta vazhdonim Evropianin”, shtoi ai.

Edi Rama ka pritur futbollistët e kombëtares shqiptare në kryeministri.

Pas aplikimit për pasaporta diplomatike, heronjtë shqiptarë janë pritur edhe prej kryeministrit shqiptar, Rama.

rma

xeni

edi

Heronjtë kuqezi, do t’iu bashkohen tifozëve në ora 19:00.

Pas vizitës në Ministrinë e Jashtme, Kombëtarja do të pritet tani nga kryeministri Edi Rama.

Në Ministrinë e Jashtme, kuqezinjtë bën aplikimin për pajisjen me pasaporta diplomatike.

Fillimisht ata u ndalën në Bashkinë e kryeqytetit për të pranuar Çelësin e Tiranës.

Djelmoshat kuqezi kanë mbërritur në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku janë pritur nga ministri, Ditmir Bushati.

Ky i fundit ka falënderuar lojtarët për paraqitjen e bërë në Kampionatin Evropian.

Lojtarët do të marrin pasaportat diplomatike nga ministri, transmeton Telegrafi.

Emrat e lojtarëve janë shkruar në një dokument të madh dhe do të nënshkruhen nga të gjithë lojtarët që ishin në Francë dhe stafi teknik.

Në emër të lojtarëve ministrin e ka falënderuar kapiteni Lorik Cana. /Telegrafi/

sanabiasia

pasa 1[pasa 2

Kapiteni merr ‘Çelësin e Tiranës’, falënderon gjithë shqiptarët

Pas mbërritjes në Bashkinë e Tiranës, kapiteni i kombëtares tonë, Lorik Cana ka marrë fjalën, më  ç’rast ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e vazhdueshme.

Ai foli pasi në emër të skuadrës mori edhe ‘Çelësin e Tiranës’.

“Ju falënderoj së pari për mbështetjen dhe pritjen. Ne e kemi një atdhe të gjithë. Se Tirana është shtëpia jonë dhe sa herë jemi këtu ndihemi mirë”, ka thënë Cana.

livess

Gianni de Biasi ka folur pas arritjes në kryeqytetin shqiptar të Tiranës.

Ai ka thënë se ndihet krenar me kuqezinjtë dhe premtoj se do të arrin shumë në të ardhmen.

“Ju kërkoj ndjesë se nuk di të flasë shqip. Këta djem janë të rinj dhe përmes këtyre do të arrijmë akoma gjëra më të mira. Jam krenar me këta. Ju faleminderit”, tha De Biasi.

Kuqezinjtë janë kthyer në Shqipëri pas eliminimit në kampionatin evropian Euro 2016, ku kanë lënë mbresa të mëdha pas paraqitjes dinjitoze edhe të fansave.

Pritja madhështore për Kombëtaren është duke vazhduar në aeroportin e Rinasit në Tiranë.

Pasi kryeministri Edi Rama ka pritur lojtarët, kapiteni Lorik Cana dhe trajneri Giani De Biasi së bashku me Ramën kanë qëndruar në podium deri sa është kënduar himni kombëtar.

Lojtarët tanë janë duke u drejtuar drejt qytetit të Tiranës.