Mbyllen dy ndeshjet e ditës në Superioren e Shqipërisë, një super-befasi

Partiani arriti fitonte sfidën e javës së 20-të në Superiore, në transfertë ndaj Kamzës. Ekipi i Gegës, nuk fali, duke mundur 0-1 kamzalinjtë, por me një lojë cinike, pa shumë raste.

Ndaj ekipit të përgjysmuar të Gjokës, me shumë titullarë që bojkotuan sfidën prej pagave të vonuara, Partizani nuk është se e pati shumë të lehtë. Në pjesën e parë, nuk u shënuan shumë raste, me ekipet që patën “frikë” të guxojnë.

Më pas, në të dytën, të dyja ekipet patën më shumë iniciativë, dhe filluan të provojnë. Golin e parë dhe të vetëm të ndeshjes, e shënoi Jasir Asani, në zhvillimet e një goditje dënimi, që tundi rrjetën edhe falë një devijimi.

Deri në fund, nuk pati ndonjë rast tjetër të pastër, nga të dy ekipet, por Partizani menaxhoi lojën dje arriti të dilte me fitore. Kështu, “demat” shkojnë në 43 pikë ruajnë diferencën në 5 pikë nga Kukësi i vendit të dytë, ndërsa Kamza e fundit, me 15 pikë.

Befasia e madhe erdhi nga Laçi, që humbi në shtëpi nga Luftëtari, 2:0.

Sot:

Kamza – Partizani 0:1

Laçi – Luftëtari 0:2