Mbrojtjet më të forta dhe më të dobëta pas ciklit të parë

Gjilani është skuadra me mbrojtjen më të fortë në Superligë, pas mbylljes së ciklit të parë të kampionatit prej 11 xhirosh.

Gjilanasit kanë pësuar vetëm 6 gola, një më pak se Trepça ’89, e cila ka mbrojtjen e dytë më të mirë.

Sa i përket mbrojtjeve më të dobëta, kryeson Liria me 17 gola të pësuar, që ndiqet nga Llapi dhe Istogu me nga 15. /Olle