Mbrojtësi kosovar largohet nga Partizani i Tiranës

Klubi i Partizanit ka njoftuar largimin e qendërmbrojtësit Lum Rexhepi.

Futbollisti shtatlartë dhe drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë arritur marrëveshjen për ndërprerjen e bashkëpunimit.

26-vjeçari është lojtari i dytë që largohet nga “demat” ditën sotme, pasi më parë klubi njoftoi ndarjen me mesfushorin Ardit Hila.

Rexhepi ishte një ndër përforcimet e kryera nga Partizani gjatë merkatos së janarit. Qendërmbrojtësi pati një debutim të shkëlqyer teksa ishte një ndër më të mirët në fushë në fitoren 1:0 të Partizanit në Korçë ndaj Skënderbeut, por më pas 26-vjeçari nuk mundi të tregonte vazhdimësi në kampionat.

Rexhepi është qendërmbrojtësi i dytë që largohet nga “demat” gjatë kësaj merkatoje pas nigerianit Sodik Atanda.

Tanimë në dispozicion të trajnerit Franko Lerda mbeten vetëm dy qendërmbrojtës, Egzon Belica dhe Eneo Bitri.

Njoftimi i plotë i Partizanit: