Mbrojtësi i majtë kosovar largohet nga Laçi

Skuadra e Laçit nga Shqipëria dhe futbollisti kosovar Arbër Shala kanë ndarë rrugët.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë futbollisti kosovar i cili për dy vite rresht ishte pjesë e skuadrës shqiptare.

Ish futbollisti i Gjilanit është duke shqyrtuar ofertat e shumta që kanë ardhur në drejtim të tij nga skuadrat e Superiores shqiptare por që nuk mungojnë ofertat edhe nga skuadrat nga Kosova.

Mbrojtësi i majtë, Shala tashmë është për pushime në Kosovë dhe së shpejti do të vendos për të ardhmen e tij,e që duket të jetë sërish kampionati shqiptar por duke mos mbyllur mundësinë për rikthim në futbollin kosovar.

Shala është vetëm 26 vjeçar dhe në Kosovë ka luajtur për Rahovecin, Kek-un, Hajvalinë e Gjilanin para se të transferohej te Laçi në Shqipëri.