Mbreti i Man Unitedit, Eric Cantona krahason Mourinhon dhe Guardiolan në një variant shokues

Mbreti i Manchester Unitedit ka folur prapë dhe nuk është gjë e mirë për Jose Mourinhon.

Eric Cantona është njëri ndër më të mirët në histori të ”Djajve të Kuq”, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

Cantona zhvilloi karrierë mahnitëse prej sezonit 1992 deri në atë 1997.

Kjo fundjavë do të shënojë përvjetorin e 25-të prej transferimit të tij në ”Old Trafford nga Leeds United.

nintchdbpict000368751183

Në Man United, Cantona fitoi katër herë titullin e Premier Leagues dhe dy herë FA Cup.

Dhe tani, Cantona ka lansuar një krahasim të papritur për Jose Mourinhon dhe Pep Guardiolan.

”Mourinho është duke luajtur në mënyrë defanzive, gjë e cila nuk është në ADN-n e Manchester Unitedit”.

”Ai dhe Guardiola janë të mrekullueshëm, por e preferoj futbollin sulmues kur është kreativ. Në këtë mënyrë, unë tentova të luaj gjatë gjithë karrierës”, tha Cantona për BBC Radio. /Gazeta Olle/

Guardiola