Mbrëmë u tallën me të, Rashica poston një foto të himnit dhe shkruan diçka interesante

Milot Rashica ka reaguar në rrjetet sociale, pas përfundimit të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Kosova përfundoi kualifikimet për Kupën e Botës në mënyrën më të keqe.

Kosova ka pësuar nëntë humbje radhazi nga 10 takime dhe një nga më të kritikuarit ishte Rashica.

Por, ai edhe një herë ka treguar se nuk është penduar dhe është i gatshëm për Kosovën.

“Gjithmonë i gatshëm dhe krenar për vendin tim”, ka shkruar Rashica në Facebook.

22365482_1215365218608567_7234433460358075787_n

Rashica ka postuar një foto të himnit.

Ndryshe, pikërisht për momentin e himnit ai u kritikua shumë mbrëmë në Facebook.

Një foto e postuar në rrjetet sociale tregonte se si Rashica e kishte vendosur dorën në anën e djathtë të trupit e jo në vendin e zemrës.

Duket se postimi i sontëm ishte edhe një përgjigje për ata që e kritikuan.

auto_Rashicaaa1507582115