Mblidhen për Botëror, fillojnë me 2 korrik

Përfaqësuesja A e Kosovës në basketboll më 2 korrik do t’i fillojë përgatitjet e përbashkëta për parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Kosova gjendet në Grupin C së bashku me Estoninë dhe Maqedoninë, në ndeshjet që do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje prej 2 deri më 19 gusht 2017, shkruan sot, gazeta Zeri.

Siç njofton Federata e Basketbollit të Kosovës, basketbollistët e Përfaqësueses të shtunën do t’iu nënshtrohen kontrolleve mjekësore, ndërsa të dielën, nën drejtimin e përzgjedhësit Brad Greenberg dhe ndihmësve të tij, Verdhekaltrit do ta mbajnë stërvitjen e parë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, për të vazhduar më pas prej 5 korrikut në Gjakovë, ku kushtet janë ideale për të punuar dhe përgatitur.

Të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, me fillim nga ora 09:00, përzgjedhësi Brad Greenberg do ta mbajë një takim me gjithë ekipin e tij, duke përfshirë basketbollistët, ndihmëstrajnerët dhe ekipin mjekësor, ku do ta paraqesë planin dhe programin e Përfaqësueses A, ndërsa stërvitjen e parë do ta mbajë me fillim nga ora 10:00 deri në 12:00.

basket

Kosova, me përcforcimet e fundit Erjon Kastrati e Gëzim Morina, do të mundohet të tregohet e suksesshme në këtë fazë, për t’u kualifikuar në eliminatoret e Botërorit, që do të ishte e arritur historike.

Shtabi teknik përbëhet nga Brad Greenberg (përzgjedhës), Ernie Nestor (ndihmëstrajner), Ilir Selmani (ndihmëstrajner), Andin Rashica (ndihmëstrajner) dhe Lance Randall (ndihmëstrajner). Ndërkaq, ekipit mjekësor i prijnë: Merkur Dobroshi (doktor), Naim Ademi (fizioterapeut) dhe Kujtim Shala (fizioterapeut).

basket_1473497367-7337385

Lista e Përfaqësueses: Jaren Sina, Leonard Mekaj, Dardan Berisha, Erjon Kastrati, Arian Qallaku, Arti Hajdari, Granit Rugova, Gëzim Morina, Drilon Hajrizi, Samir Zekiqi, Alban Veseli, Gazmend Sinani, Fisnik Rugova, Lis Shoshi, Edmond Azemi, Urim Zenelaj dhe Ergin Grosha.

kosovabaskett