“Mbiemrat për turp”: Karikari, Kaka, e të tjerët

Skuadra shqiptare, Partizani është afër të nënshkruajë me sulmuesin ganez, Karikari.

Kjo ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale, duke u tallur me mbiemrin e tij, përcjell Gazeta Olle.

Por, ai nuk është i vetmi që ka një mbiemër të çuditshëm. I tillë ishte edhe Leite Kaka. Madje, thuhej se për këtë arsye Juventusi nuk e mori.

Në Itali jo pak është komentuar edhe Luis Figo, ish-fantazisti portugez, mbiemri i të cilit në gjuhën italishte përkthehet si një qejfli pas femrave. Megjithatë, këto kanë më tepër siklete për komentatorët sportivë sesa për klubet dhe tifozët.