Mbi 200 mijë euro për sallën dhe stadiumin në Shtime

Ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi, ka vizituar sot Shimën, ku ka nënshkruar dy memorandum me kryetarin e kësaj komune, Naim Ismajli.

Me këto memorandume, MKRS do të investojë në sallën dhe stadiumin në Shtime.

Qëllimi i këtyre memorandumeve është mbështetja financiare në vlerë prej 145 mijë euro për projektin “Përfundimi i punimeve në Sallën e Sportit në Shtime” dhe mbështetja financiare në vlerë prej 97 mijë euro për projektin “Përfundimi i punimeve në Stadiumin e qytetit të Shtimes””, thuhet në deklaratën e ministrit Gashi, raporton “GazetaOlle.com”.

“MKRS-ja dhe unë si ministër do të vazhdojmë mbështetjen për realizimin e projekteve që kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës në sport, konkretisht me nënshkrimin e dy memorandumeve, në Shtime do të krijohen dhe përmirësohen kushtet për sportistët, të rinjtë dhe qytetarët e Shtimes”, ka shkruar më tej Gashi në Facebook.