Mbahet turneu momorial “Bedri Ajeti”

Të dielen në Palestrën e Pingpongut të Pallatit të Rinisë në Prishtinë u zhvillua turneut momorial “Bedri Ajeti” në kategorinë e juniorëve, kadetëve dhe minikadetëve për meshkuj dhe femra. Në këtë turne morën pjesë mbi 100 pingpongistë dhe pingpongiste nga klubet e Kosovës si dhe 4 lojtar nga Shqipëria, të cilët e rritën cilësinë e garave posaçërisht në kategoritë e femrave.

Në kategorinë e minikadeteve në gjysmëfinale u takuan, Jerina Rexhepi (Ferizaj) dhe Samanda Agolli (Durrës), pas një loje të fortë nga të dy lojtaret, fitoi Samanda me 3:1, në gjysmëfinalen tjetër u takuan Shega Hashani (Ferizaj) dhe Lene Osmani (Prishtinë), dhe pas kater setave fituese doli Shega me 3:1, në finale patëm një dramë të vërtetë, në fund me 3:2 fitoi Samanda.

Në kategorinë e minikadetëve në gjysmëfinale u takuan, Fati Karabaxhaku (Prizren) dhe Amir Hoxha (Ferizaj), fitoi Fati 3:0. në gjysmëfinalen tjetër Blendi Gërguri (Prishtine) dhe Flamur Rexhaj (Durrës) fitoi Flamuri me 3:1. Në finale Fati hasi në rezistencë shumë të madhe nga Flamuri me mbrojtje që nuk aplikohet në Kosovë, por në fund Fati fitoi me 3:2.

Në kategorinë e kadeteve. Në gjysmëfinalën e parë u takuan Alma Mehmeti (Gjilan) dhe Era Janjeva (Prishtine), fitoi Era me 3:0, në gjysmëfinalen tjetër Alba Xhupi (Durrës) ishte më e mirë se Bleona Mehmeti (Gjilan) po ashtu me 3:0. Në finale u takuan Era dhe Alba, Era i fitoi dy setat e parë bindshëm dhe kishte një meç poen te rezultati 10:9 në setin e 3, por e humbi ndeshjen 3:2 në sajë të lojës shumë të mirë të Albës.

Në kategorinë e kadetëve. Në gjysmëfinalen e parë u takuan Eduard Shillova (Kamenicë), i cili befasoi në çerekfinale Fati Karabaxhakun, dhe Jon R. Shala (Prizren), ndeshja ishte shumë e fortë, Eduardi fitoi dy setat e parë, por Joni luftoi për çdo poen dhe fitoi ndeshjen me 3:2, në gjysmëfinalen tjetër Kreshnik Mahmuti (Prizren) ishte më i mirë se Ermir Bytyqi (Therandë) duke fituar me 3:1 Në finale Jon R. Shala fitoi ndaj Kreshnik Mahmuti pas pesë setave me 3:2.

Në kategorinë e junioreve në gjysmëfinalen e parë u takuan Liridona Rexhaj (Durrës) dhe Alma Mehmeti (Gjilan), të cilën e fitoi pa vështirësi kampionia nga Shqipëria me 3:0, në gjysmëfinalen tjetër Era Janjeva pati punë ma të vështirë me Blenda Lushaj, të cilën e mposhti me 3:1. Finalja ishte e shumë e fortë, por Liridona kishte mbrojte të pathyeshme për Eren , andaj edhe fitoi duelin me 3:0.

Në kategorinë e juniorëve cilësia dhe rivaliteti ishte dukshëm më i madh, të gjitha ndeshjet ishin shumë të forta dhe favoritët nuk lejuan befasi, kështu që në të tetën e finales u takuan 8 më të mirët (7 nga Prishtina dhe 1 nga Vushtrria), nga të cilët selektori Besart Domaniku do të përzgjedhë përfaqësuesit e Kosovës për Kampionatin Ballkanik që do të zhvillohet në Prishtinë nga 3-7 qershor 2015. U takuan Blendon Luta dhe Jon Shala 3:0, Burhan Badivuku (Vushtrri) dhe Yll Dragidella 3:0, Leart Beqiri dhe Elvedin Çollakoviq 3:1, Petrit Dragidella dhe Riad Çitaku 3:1. Në gjysmëfinalen e parë Blendon Luta ishte ma i fortë se Burhan Badivuku të cilin e mposhti me 3:0, gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Petrit Dragidellës dhe Leart Beqirit ishte më e nivelzuar, u deshën pesë seta që të caktohej fituesi, Leart Beqiri, që fitoi me rezultatin e ngushtë 3:2. Në finale Learti e mori dominimin që nga poeni i parë duke mos i dhënë rast Blendonit, e me këtë mbrojti titullin nga viti i kaluar duke fituar me rezultat 3:0.

FPPK edhe kësaj radhe dëshmoi së është organizatore e mirë e turneve, e me këtë është e gatshme që të organizoj Kampionatin Ballkanik. Për fituesit e të 6 kategorive u dhanë diploma, medale dhe Kupa. (Bota Sot)

2 3 4 5 B

Loading...