Mazrekaj drejt largimit nga Partizani, kjo skuadër e kërkon

Flamurtari kërkon të përforcohet në merkaton e verës dhe trajneri Duro e ka dorëzuar listën e lojtarëve që dëshiron të largojë dhe të atyre që do të afrojë.

“Sport Ekspres” në numrin e sotëm raporton tre emra të cilët janë në listën e dëshirave të stafit teknik dhe bëhet fjalë për elementë cilësorë të kampionatit shqiptar.

Njëri prej tyre është Mentor Mazrekaj, një njohje e vjetër e trajnerit Duro, që te Partizani po luan me hope, kjo edhe prej dëmtimeve që ka pasur.

Dy të tjerët janë lojtarë që e kanë mbyllur sezonin me Tiranën. Afrim Taku është në listën e vlonjatëve, por Skënderbeu, Partizani dhe Amerika janë në mes. Veç tij, edhe Asion Daja do tentohet nga kuqezinjtë, por afrimi i këtij lojtari varet dhe nga Tirana, pasi momentalisht ai është nën kontratë me bardhblutë.