Maxi: Icardi? Do të marrë atë që meriton

Maxi Lopez, sulmues i Udineses, ka folur për tema të ndryshme në një intervistë të dhënë për “Gazzetta dello Sport”.

Argjentinasi ka folur fillimisht për dëshirën e tij për të vazhduar karrierën, si futbollist.

“Kur nuk argëtohesh më duhet të tërhiqesh. Por unë argëtohem akoma shumë. Kam një pasion të madh për futbollin, lojën, e shikoj, e ndjek. Dhe argëtohem akoma shumë me shokët e skuadrës”.

– Meqë ra fjala për shokët e skuadrës, baleti i Udinese-s ka bërë xhiron e internetit dhe trajneri juaj, Oddo, ka thënë se ka qenë koreografi…
– Kemi ndërmend të bëjmë një tjetër këtë fundjave.

– Le të qëndrojmë te rrjetet sociale: pas një seri profilesh të rreme, ju keni zbarkuar zyrtarisht në Instagram. Dhe ka qenë një debutim i suksesshëm: 200 mijë ndjekës që tani.
– “Kam vendosur ta bëj, për herë të parë kam një profil zyrtar që do ta përdor me shumë profesionalizëm.

– Argjentinasit janë më shumë në krahun tuaj se në atë të Icardi-t.
– Më duan. Çfarë do mbjellësh, do të korrësh. Unë jam gjithmonë vetvetja, jam një njeri pozitiv dhe i gatshëm.

– Shikoni Daniela-n, sa e gatshme dhe durueshme është.
– Jemi bashkë prej katër vitesh. Me të jam shumë i lumtur.

– Keni marrë një vilë shumë të bukur jashtë Udines. Luks dhe qetësi. Por a mund t’i shihni tre fëmijët, Valentino Gaston, Constantino dhe Benedicto?
– Kur do ajo.