Maxhuni: Fitorja ndaj Dritës na rikthehu vetëbesimin, ndaj Ferizajt do bëjmë maksimumin

Flamurtari ka bërë një hap të madh drejt luftës për mbijetesë së fundi duke mposhtur skuadrën e Dritës në “Xhemail Ibishi” me rezultatin 1:0.

Pas kësaj fitore, skuadra prishtinase do të ketë tjetër punë të vështirë pasi takohet ndaj Ferizajt në udhëtim.

Një nga futbollistët më me përvojë në këtë skuadër, Lorik Maxhuni ka folur për Gazeta Olle lidhur me fitoren ndaj Dritës si dhe ndeshjen e radhës.

“Ndaj Dritës ka qenë një fitore shumë e mirëseardhur, për arsye se erdhi pas disa rezultateve negative dhe kthen vetëbesimin dhe atmosferën në klub” tha fillimisht Maxhuni.

Fotografia e KF Flamurtari

Tutje, anësori ka folur për ndeshjen e së enjtes ndaj Ferizajt, për të cilën e konsiderojë si ndeshje mjaft të vështirë.

“Ndaj Ferizajt do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, sigurisht do të shkojmë për fitore duke dhënë maksimumin, dhe nëse do të arrijmë fitore atëherë do të jemi në situatë mjaft të mirë në renditjen tabelore”.

Për fund, ish futbollisti i shumë skuadrave vendore si dhe jashtë vendi, tha se shpreson ta sigurojnë mbijetesën në elitë edhe këtë edicion.

“Flamurtari ka një skuadër solide me disa lojtarë cilësorë, por nuk kemi pasur vazhdimësi të mirë të rezultateve në kampionat por që shpresojmë ta përmisojmë në ndeshjet e mbetura. Unë besoj shumë në bashkëlojtarët e mi që edhe këtë vit do të mbijetojmë në elitë”, përfundoi Maxhuni.

Kujtojmë, Flamurtari pas 13 xhirosh numëron vetëm 12 pikë dhe gjendet në pozitën e 9-të në tabelë me pesë pikë larg zonës që siguron mbijetesën./GazetaOlle

Fotografia e KF Flamurtari