Mavraj tregon një prej arsyeve pse zgjodhi Hamburgun

Mërgim Mavraj është futbollisti më i ri i Hamburgut, i cili pas datës 3 janar do të marrë në dorë “çelësat” e repartit të mbrojtjes së kësaj skuadre.

Ai do të jetë stabilizatori i prapavijës në ekipin që po lufton për qëndrimin në Bundesligë.

mavraj hamburg

Momentalisht, shqiptari do të qëndrojë në një hotel, derisa të gjejë përfundimisht shtëpinë në Hamburg. Ai ka përzgjedhur një zonë pranë xhamisë.

“Në këtë qytet gjendet edhe xhamia më e madhe shqiptare dhe ajo do të jetë qendra ime e dytë pas stadiumit dhe fushës stërvitore. Kam disa miq në këtë ekip dhe po pres me shumë dëshirë të bashkohem me ta.

Mavraj gezon ne menyren e vet golin ndaj Frances

Këlni? Është një kompani ekonomike. Bënë llogaritë e tyre duke parë që kisha vetëm gjashtë muaj kontratë”, ka deklaruar Mavraj për “mopo.de”.