Mavraj besimtar i madh, shikoni çfarë i ka bërë fanellës së Kombëtares me “Birra Peja”

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj ka refuzuar të veshë në stërvitjet e Kombëtares në Austri fanelën si të gjithë lojtarët tjerë. 

Ky refuzim i Mavrajt erdhi për shkak të hapësirës reklamuese që ka në fanelë Birra Peja, shkruan “Indeksonline”.

Për këtë, Kombëtarja është detyruar ti bëj atij një bluzë ndryshe ku nuk është cekur emri i Birrës Peja.

Mavraj njihet si ndjekës i përpiktë i rregullave të fesë muslimane gjë të cilën e tregoi edhe kësaj here.