Materazzi ka një fotografi në shtëpi nga goditja e Zidanet (FOTO)

Marco Materazzi është bërë më së shumti i famshëm në botën e futbollit pas goditjes që e mori me kokë nga legjenda franceze Zinedine Zidane, në finalen e Kampionatit Botëror 2006, Itali-Francë.

E ish-mbrojtësi i Interit e ka një kujtim shumë të veçantë nga ai moment, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Ai e ka një fotografi në shtëpinë e tij nga momenti në fjalë, të cilën e ka postuar sot në Instagram.

Pas asaj ndeshje, Zidane ishte tërhequr përfundimisht nga futbolli.

Finalja përfundonte 1:1, por Italia çonte trofeun e çmuar në qiellin e Berlinit pas fitores me penallti.

cats