Mascherano zbulon sekretin e fitores

Javier Mascherano ka thënë se skuadra e Real Madridit është e shpejtë dhe e rrezikshme, mirëpo ‘Blaugranët’ arritën që t’i ndalnin ata.

Mascherano ka thënë se Real Madridi është klub i shpejtë dhe mjaft i rrezikshëm, mirëpo Barcelona ka arritur që t’i ndalë ata.

“Futbolli është gjithçka jo vetëm posedim. Ata janë të shpejtë dhe të rrezikshëm, por ne i ndalëm”, tha Mascherano pas takimit. Reali luajti më mirë në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë luajtëm ne më mirë. Sidoqoftë, rruga është ende shumë, shumë e gjatë për titullin e La Ligas”, përfundoi mbrojtësi i Barcelonës.