Mascherano i del në mbrojtje Neymarit, pas përjashtimit nga Kupa e Amerikës

 Neymar u dënua zyrtarisht me katër ndeshje për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen ndaj Kolumbisë në Kupën e Amerikës.

Braziliani vështirë se do të mund të luajë ndonjë takim tjetër me Brazilin në këtë garë.

Atij në mbrojtje i doli argjentinasi, Javier Mascherano.

“Neymar është sulmuar më shumë se 20 herë, dhe ndaj tij jepen vetëm kartonët e verdhë. Të gjithë e dimë se në Amerikë futbolli është më I ashpër. Mos harroni ai është një djalë 23-vjeçar dhe për gjestin që bëri nuk e meritoi një dënim kaq madhor”, ka deklaruar Mascherano.