Martohet mbrojtësi i Kombëtares shqiptare

Arlind Ajeti ka vendosur t’i japë fund beqarisë. Ai do të martohet të enjten dhe lajmi bëhet publik nga vëllai i tij i vogël, Adonisi, që luan me U-21 të Baselit.

“Urime vëllai im i dashur, të uroj fat në jetë. Urime pë martesën që do ta bë të enjten. Ju dua të dyve”, ka shkruar Adonsi në profilin e tij në ‘Facebook’, duke postuar foton e Arlindit me të dashurën e tij, përcjell GazetaOlle.com.

Arlindi luan me ekipin e parë të Baselit, kurse nga viti i kaluar ë pjesë e Kombëtares shqiptare, ku ë hënë nisi grumbullimin për miqësoren me Francën. (Gazeta Olle)

arlind ajeti