Marrëveshja e dështuar në minutën 91, do të vendoset në tavolinë!

Drenasi dhe Fushë Kosova, duket se nuk kanë mundur ta dërgojnë deri në fund marrëveshjen, për ndeshjen e luajtur dje në kuadër të javës 29 të Ligës së Parë.
Drenasit i duhet fitorja për të mos u rrezikuar nga rënia në Ligën e Dytë, dhe gjithçka po shkonte në favor të vendasve.
Mirëpo, këto llogari u prishën në minutën 90, kur një lojtar i Fushë Kosovës shënoi me ose pa dashje!
Barazimi 1:1 duket se nuk ishte në plan të ndodhte, dhe për të mos rrezikuar më shumë, skuadra mysafire, Fushë Kosova infkuardoi një lojtar në lojë, i cili nuk ishte fare në protokoll!

E gjithë kjo histori pritet të vendoset në tavolinë nga Komisioni i Garave i FFK-së.
Gazeta Olle ka kontaktuar klubin e Drenasit, të cilët kanë konfirmuar se kanë bërë ankesën në FFK për të marrë tri pikët e plota.
Ndeshja pritet të vendoset me rezultat zyrtar 3:0 për Drenasit.
Kjo nuk është hera e parë që këtë edicion, marrëveshjet e arritura mes klubeve përfundojnë në “dorën” e Komisionit të Garave.