Mark Milicaj afër kësaj skuadre të Vala Superligës

Llapi vazhdon të bëjë ‘goditje’ thuajse çdo ditë. Pas prezantimit të dy futbollistëve sot, llapjanët janë afër marrëveshjes edhe me Mark Milicajn

Palët janë në bisedime të avancuara dhe pritet që gjatë ditëve të ardhshme të definohet gjithçka.

Kësisoj, për Llapin ky do të ishte përforcimi i shtatë pas Bledar Hajdinit, Fiton Hajdarit, Albi Çekiçit, Ilir Sylës, Arbër Pirës, Ardian Hotit dhe Arbnor Ramadanit, shkruan Gazetasheshi.com.

mark milicaj

.Milicaj së fundmi ishte pjesë e Feronikelit.

Ai ka ofertë edhe nga Ballkani.