Maradona Messit: Duhet të kthehesh

Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona I ka dërguar mesazh Lionel Messit, pas vendimit të tij për t’u larguar nga Kombëtarja e Argjentinës.

Maradona e ka këshilluar yllin e Barcelonës që të mendohet edhe një herë dhe të rikthehet sërish.

“Messi duhet të qëndrojë sepse ai duhet të luajë në Kupën e Botës ‘Rusia 2018’ për t’u bërë kampion bote. Të gjithë duhet ta përkrahin dhe ta ndihmojnë atë dhe ekipin”, ka deklaruar Maradona, përcjellë “GazetaOlle.com”.