Mancini: Toure është sikur djali im

Trajneri i Interit, Roberto Mancini, ka thurur lavde për futbollistin e Manchester Cityt, Yaya Toure, duke i lartësuar në maksimum marrëdhëniet që i ka me të.

“Yaya Toure është sikur djali im. Nëse kemi mundësi për ta transferuar, do të ishte diçka shumë interesante”, ka deklaruar ish-trajneri i Cityt.

Objektivi kryesor i Interit në afatin kalimtar të verës do të jetë pikërisht Toure, por problemi i vetëm është çështja financiare, pasi që vullneti i futbollistit është që ta vazhdojë karrierën në Itali. /Gazeta Olle